
Lajme

Stano thotë se BE dhe SHBA kërkojnë që Kosova të krijojë Asociacionin ku do të zgjidhet çështja e dinarit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA për Kosovën dhe sjellja e organeve të Kosovës “përputhen qind për qind”. “Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe sjelljen e qeverisë aktuale të Kosovës, qëndrimet e BE-së dhe partnerëve tanë amerikanë janë 100 për qind konsistente”, ka thënë Stano….

Vendimi për tokat e Manastirit- Baraliu jep dorëheqje nga ‘posti i militantit radikal’
Vendimi i Kurtit për t’u zbythur nga qëndrimet e tij kundër vendimit të Kushtetuesës për tokat e Manastirit të Deçanit ka shokuar qytetarët e Kosovës. Tashmë ka shpërthyer një valë reagimesh në rrjete sociale. Por, të shokuar kanë mbetur edhe militantët e tij. Një militant i tij i famshëm tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozicioni…

“A ishit i shantazhuar…”, Pal Lekaj me pyetje të çuditshme ndaj guvernatorit të BQK-së
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka parashtruar disa pyetje guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailit, gjatë mbledhjes së komisionit për Buxhet. Sipas Lekajt, Ismaili gaboi që përfaqësoi Kosovën në Bruksel për dinarin. Sipas tij, institucionet janë të ndara dhe BQK-ja i din rregullat. “A keni pas shantazh, a keni pas presion, a…

Brenda një dite, Spitali i Pejës thotë se ka kryer 15 operime të ndërlikuara
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se të martën ka kryer 15 operime të ndërlikuara. “Heqja e një pjesë të sëmurë ose të dëmtuar të trupit, heqja e një trupi të huaj nga trupi, apo vendosja e duhur e një organi për të funksionuar siç duhet, janë operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. 15…

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat e Manastirit të Deçanit. Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se lidhur me këtë tashmë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës i…

Në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara – Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për ambasada
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se miratimi i këtij vendimi do t’i hapë rrugë fillimit të procedurave të blerjes, siç parashihet me legjislacionin në fuqi. Kontradiktë në spektaklin…

Siguria në Kosovë pas Banjskës, komandanti i KFOR-it: Shtuam praninë, përforcimi më i madh në një dekadë
Komandanti i forcave veri-atlantike të NATO-së në Kosovë, Major Gjeneral Özkan Ulutaş, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, e në veçanti për atë në pjesën veriore të vendit. Komandanti i KFOR-it që vjen nga shteti i Turqisë ka thënë se situata pas Banjkës është e brishtë, por e qetë. “Në përgjithësi, situata është…

Mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor, Bajrami: Kontratat me negocim të drejtpërdrejtë janë korrupsion
Në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të opozitës është vendosur që të enjten e kësaj jave, më 14.03.2024, të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për kontratat njëburimore. Kjo pasi 1805 tenderë një burimor janë dhënë që nga ardhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë, më 22 mars të vitit 2021 e deri…

Kushton 240 mijë euro- Njihuni me Porschen më të shpejtë dhe më të fuqishme në histori
Sipas standardeve të njerëzve të thjeshtë, edhe Porsche Taycan bazë është shumë i shpejtë. Versioni standard arrin 100 km/h për 5.4 sekonda. Tani ka ardhur mbreti i ri i përshpejtimit dhe performancës së gjithanshme në gamë – Taycan Turbo GT. Turbo GT është Taycan-i më i fuqishëm që kompania ka ndërtuar ndonjëherë dhe nëse numëroni…

Dalin pamjet e objektit të djegur të gjykatës në Kaçanik, dyshohet se dikush ia vuri flakën qëllimisht
Gjykata Themelore në Ferizaj është deklaruar lidhur me zjarrin në objektin e këtij institucioni, dega në Kaçanik. Në njoftim pohohet se dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani. “Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të…