Zyrtare: Sarri jep dorëheqjen nga posti i trajnerit te Lazio, klubi italian zbulon zëvendësuesin

Maurizio Sarri është larguar përfundimisht nga Lazio pas humbjes së fundit ndaj Udineses në Serie A.

Përmes rrjeteve sociale, skuadra italiane njofton largimin e trajnerit italian, shkruan Indeksonline

Vendin e Sarrit do të zë asistenti, Giovanni Martusciello, i cili ishte në stol pikërisht në humbjen ndaj Udineses.

Sarri ishte emëruar trajner i Lazios gjatë vitit 2021, kurse gjatë këtij sezoni në të gjitha garat ai fitoi 18 herë, humbi 16 herë dhe barazoi në 5 ndeshje.

Kujtojmë që Sarri e dërgoi ekipin nga Roma deri në 1/16 më të mira në UEFA Champions League, por u eliminua nga Bayern Munich.