Zveçan: Konfiskohet armë gjatë kontrollit policor në një shtëpi

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe katër fishekë të armës së shkurtër gjatë një kontrolli në një shtëpi në fshatin Rudinë të  Zveçanit.

Lidhur me rastin, i dyshuari,  është intervistuar, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.