Zogaj: Performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj thotë se ‘performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve’.

Ai thotë se VV’ja, deklaratën e Konjufcës do ta shfrytëzojë për mbështetësit e saj, ndërsa Lista Serbe tek serbët lokalë.

“S’ka pike dyshimi qe performanca e Konjufces ne Kuvend me Listen Serbe u sherben paralelisht te dyja subjekteve. LV do te citoje tash deklaraten e Konjufces tek mbeshtetesit e vet, ndersa Lista Serbe tek serbet lokal. Te dyjat keto subjekte do te kerkojne vota mbi kete farsen e armiqesise ne mes tyre”, tha ai në një shkrim në Facebook.