Zogaj për Kurtin: Kur s’ke çfarë prezenton për 4 vitet e kaluara, arma e vetme që të mbetet është t’i bullizosh kundërshtarët

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pas deklaratave të Kurtit që po i jep nëpër tubime elektorale.

Zogaj për kryeministrin thotë se “kur nuk ke çfarë prezenton për 4 vitet e kaluara sigurisht që e vetmja armë që të mbetet është që t’i bullizosh kundërshtarët”.

“Siklet te madh duhet me pase qe me perfundu keshtu”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Para 4 viteve qytetaret e Kosoves i kane dhene mandat te plote nje Kryeministri me idene progresit e reformave. Pas 4 viteve u zbulua qe Kurti nuk ishte asgje me shume vecse nje bully. Kur nuk ke cfare prezenton per 4 vitet e kaluara sigurisht qe e vetmja arme qe te mbetet eshte qe t’i bullizosh kundershtaret. Siklet te madh duhet me pase qe me perfundu keshtu.