Zjarri ka përfshirë mbrëmë një lokal në rrugën “Epiri” në Prishtinë.
Zjarri kaploi pikërisht një klub nate shumë të njohur në vend. “Gate Club” u përfshi nga zjarri mbrëmë e si shkak i njëjti është shkatërruar totalisht.
Në lidhje me rastin nuk ka pas ndonjë informacion nga Policia e Kosovës dhe nuk dihet nëse ndonjë person ka mbetur i lënduar.
Pamjet e bëra publike shfaqin gjendjen e rëndë që i është shkaktuar këtij lokali si shkak i zjarrit.