Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkruar lidhur me Ditën e Vullnetarëve Ushtarak në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Zelensky shkroi se këta vullnetarë kanë mbajtur mbi supe shtetin dhe pavarësinë.
“Sot ne shënojmë Ditën e Vullnetarëve Ushtarak Ukrainas – ditën e mijëra ukrainasve që kanë mbajtur mbi supe shtetin dhe pavarësinë tonë. Vetë dëshira për të mbrojtur Ukrainën, motivimi për të qenë luftëtar dhe mbrojtës, forca e ushtrisë sonë dhe rezultatet e arritura në betejat për Ukrainën – e gjithë kjo është garancia më e rëndësishme e sigurisë për Ukrainën, shtylla më e fortë e shtetësisë sonë”, shkroi Zelenksy në X, transmeton Klankosova.tv
Ai tutje shtoi se është krenar për të gjithë luftëtarët ukrainas, dhe i falënderoi ata.
“Jam krenar për të gjithë luftëtarët ukrainas. Falënderoj të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën. Ne duhet të nderojmë gjithmonë dhe do të vazhdojmë të nderojmë të gjithë heronjtë ukrainas nga kohë të ndryshme që luftuan për Ukrainën”, shkroi Zelensky.