Vuçiq: Javën e ardhshme do të miratojmë deklaratën për Vojvodinën në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një video të postuar në Instagram tha se Vojvodina do të jetë përgjithmonë Serbi dhe njoftoi se në festën e njohur si Sretenje (ditë e shtetësisë që shënohet çdo 15 shkurt në Serbi), ose një ditë më parë do të organizohet një tubim i madh në të cilin do të miratohet një deklaratë kombëtare për Vojvodinën në Serbi.

“Ku do të themi qartë se ku dhe cila është e ardhmja e Serbisë”, ka theksuar Vuçiq në adresimin e tij.

“Ne nuk kemi atdhe rezervë, Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Dhe nuk ka dorëzim apo tërheqje përpara atyre që do të shkatërronin vendin tonë. Shihemi në Sretenje!”, shkroi Vuçiq në postimin e tij.