Një burrë nga Indiana, i cili ishte falë nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump për trazirat e Kapitolit, është vrarë nga policia amerikane gjatë një ndalimi trafiku, disa ditë më vonë.
Matthew Huttle, 42 vjeç, u qëllua dhe u vra të dielën kur policia e ndaloi automjetin e tij dhe dyshohet se ai rezistoi dhe përfundoi në një “zënkë” me një oficer policie, thuhet në një deklaratë të Policisë së Shtetit të Indianës (ISP), raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Nuk dihet për çka ishte ndaluar megjithatë policia ka thënë se Huttle kishte një armë zjarri në posedim gjatë ndalimit në trafik.
Huttle ishte një nga afro 1,600 personat që javën e kaluar u falën ose iu zbrit dënimi nga Trumpi për rolet e tyre në trazirat e 6 janarit 2021, kur mbështetësit e Trumpit sulmuan ndërtesën e Kapitolit të ShBA-së në Uashington DC.
Huttle ishte në Kapitolin e ShBA-së për rreth gjashtëmbëdhjetë minuta gjatë trazirave dhe u dënua me gjashtë muaj burgim si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Ai ishte liruar nga paraburgimi në korrik të vitit 2024.