‘Vrasës gjakftohtë’, ‘Sapunin në burg’: Komente që nxjerrin urrejtje të llahtarshme nga Gacaferri i VV-Guxos ndaj Thaçit

Postimet e tij dalin të jenë xhungëll urrejtjeje për nga përmbajtja.

Çka shkruan vet e me çfarë komentesh ndërvepron përmes replikave dhe miratimit të komenteve me ‘like’ janë bizarre, tronditëse dhe të një armiqësie të paparë politike nga një zyrtar partie pretendent për të hyrë në Kuvendin e Kosovës ku bëhen ligjet e vendit.

Luan Gacaferri, i VV-Guxos, qe bërë temë për herë të parë në media me ngatërrimin që i pati bërë “natalitetit” me “fatalitet” dhe që “Kurti na bëri me 30 mijë foshnje”.

Deri këtu, personi i tij merrej për një thjesht të paditur.

Por, hiç më larg se sot u bë brum për dënim të ashpër kur iu gëzua rëndimit shëndetësor të Hashim Thaçit i cili gjenden në paraburgim në Hagë, dhe që si pasojë e saj s’mundi të merr pjesë në seancë.

Gacaferri në gëzimin e tij për gjendjen jo të mirë shëndetësore të Hashim Thaçit, gjeti edhe plot shokë te komentuesit e tij.

Që të gjithëve ua afirmonte dashakeqësinë me ‘like’.

“Zot zgati këto të mira (emoji: dy duar duke u lutur”, shkruante një komentuese dhe Gacaferri aty ishte për t’ia bëjë ‘llajk’ si afirmit edhe të qëndrimit të vet.

“Veq lajme të t’kqija paske sot (emoji: ironik)”, shkruan një tjetër, dhe Gacaferri ia kupton ‘ironin’ dhe bën ‘haha’-në në miratim.

“Burg të përjetshëm”, kërkon një tjetër, dhe sërish Gacaferri i rri gati t’ia aprovojë se ashtu mendon edhe vetë: ‘llajk’ komentin.

Mirëpo kjo veç episodi i sotshëm.

Gacaferri në pafund postime është një pyll i dendur përmbajtjeje urrejtëse prej më patologjikeve.

Dikush ia kthen në një postim për Hashim Thaçin se tash atje “sapunin” – duke shënjuar kësisoji tallje dhe supozime të rënda edhe seksuale. Dhe, Gacaferri, sërish “llajk”.

Dikush tjetër i shkruan se Thaçi kurrë s’duhet lëshuar prej burgut, sepse ai “është vrasës gjakftoftë” – dhe prap Gacaferri ‘llajk’-un miratues, shkruan Nacionale.

Gacaferri kur u bë temë mediale, provoi të mohojë se s’ka thënë gjë: por “llajkat” që u bënte komentuesve në miratim e tradhtuan atë.

Reagime të shumta

Gazetari Lirim Mehmetaj e mori jo për rast të izoluar, por si një shëmbëlltyrë të Vetëvendosjes.

“Veç që ky është mjaftueshëm budall me e shpreh publikisht”, shkroi Mehmetaj.

Gazetari Vehbi Kajtazi e quajtu “llum” dhe si dikush që “duket si njeri”.

“Keqyrne ne çfare gjendje ka ra Albin Kurti 🙈 Edhe hajvanat keshin me te”, shkroi Kajtazi.

Profesori Milazim Krasniqi e quajti “tradhtar” këdo që i gëzohet gjendjes së rënduar shëndetësore të Hashim Thaçit.

Krasniqi tha se në Hagë nuk po qëndron Hashim Thaçi si kundërshtar politik i ndonjë partie, “por si drejtues politik i UÇK-se, si shef i delegacionit të Kosovës në Rambuje, si njeriu që e ka shpall pavarësinë”.

“Ata që nuk çmojnë luftën e UÇK-së, rezultatin e Rambujesë dhe shpalljen e pavarësisë, veç tradhtarë janë. Nëse i heqni nga ekuacioni UÇK-në, Rambujenë dhe 17 shkurtin, Kosova del nën Serbi. A po kuptoni, idiota?”, shkroi Krasniqi.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se rasti në fjalë nuk ka të bëjë më me politikë “por, me degradim njerëzor”.

“Mjerim. Turp. Dhe një pasqyrë e qartë e rrugës ku na ka çuar kjo mendësi politike”, shkroi ajo.