Vesa reagon për herë të parë pas eleminimit nga Big Brother Vip Albania

Vesa Smolica ishte e eleminuara e radhës nga Big Brother Vip Albania.
Ajo ishte në një nominim të fortë me Ledjonën, Rozën dhe Francesken.
Ajo ka bërë reagimin e parë në Instagram që kur u eleminua:

Jam shumë e lumtur që isha pjesë e një aventure si Big Brother Vip Albania, aty ku krijova shumë kujtime të bukura, emocione të reja dhe njoha shumë njerëz e miq të mirë.

Faleminderit produksionit dhe gjithë stafit. Mbi të gjitha, dua të falendëroj të gjithë ju që u bashkuat e më mbështetët në rrugëtimin tim për 70 ditë radhazi. Shumë gjëra të bukura do vijnë me kohën. p.s. E meritoj pak pushim pa kamera. E juaja, Vesa./InfoKosova/