Asociacioni – dhe obligimet e Marrëveshjes së Ohrit.
Këto dy fjalë u ndërthurrën bashkërisht me urimet dërguara Kosovës në ditën e pavarësisë nga kryeqendrat e botës perëndimiore.
Në letrat që botoi presidenca kosovare, u theksuan vetëm uratat dhe miqësia – por, pashkëputshëm aty ishin mesazhet e kahershme: themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve si “hap thelbësor” për shkuarjen para të vendit drejt objektivit – së paku deklarativisht – të integrimit në arkitekturë institucionale euro-atlantike.
Letra e Macron-it:
Një nga kumbarët e Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit, Emmanuel Macron, edhe në këtë letër s’la pa e theksuar “themelimin e Asociaciaionit”.
“Në këtë drejtim, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është hap thelbësor. Caktimi i një përfaqësuesi të ri special të BE-së do të jetë mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit”, u tha në letrën e Macron-it.
Letra e sivjetme e Macron-it dallon fare pak nga ajo e vitit paraprak kur uroi gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së vendit.
Edhe aty, saktësohej si pritshmëria e Francës: Asociacioni
“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve”, thuhej në letrën e Macron.
Letra e Mattarella-s:
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella e saktësoi se “objektivi kyç…integrimi i plotë (i Kosovës) në BE” shkon përmes dialogun të Brukselit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Roma konsideron se është thelbësore të arrihet marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit: hap ky i i cili kërkon angazhim të rinuar dhe konstruktiv nga të dyja palët, që konstituton aspekt të rëndësisë primare për të arritur objektivin strategjik për integrim të plotë në BE”, thuhet në letër.
Përkthimi në shqip i letrës italiane nga Presidenca së Kosovës vërehet të ketë retushim, për shembull “e rëndësisë primare” nuk është përkthyer fare.
Letra e Frank-Walter Steinmeier:
Letra e presidentit gjerman nis me afirmimin e pozicionit të Berlinit karshi Kosovës që të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por se rrugën drejt kësaj: Marrëveshjen e Ohrit, përkatësisht obligimet brenda saj, i.e Asociacionit.
Përkthimi në shqip i letrës italiane nga Presidenca së Kosovës vërehet të ketë retushim, për shembull “e rëndësisë primare” nuk është përkthyer fare.
Letra e Frank-Walter Steinmeier:
Letra e presidentit gjerman nis me afirmimin e pozicionit të Berlinit karshi Kosovës që të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por se rrugën drejt kësaj: Marrëveshjen e Ohrit, përkatësisht obligimet brenda saj, i.e Asociacionit.
“Në rrugën drejt këtij qëllimi hapat përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë mbeten të një rëndësie thelbësore. Anagazhimi i Kosovës në dialogun e udhëhequr nga BE dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, që Kosova e ka marrë përsipër për detyrim, vazhdon të jetë urgjente” , thuhet në letrën e presidentit gjerman.
Kushtëzimi i QUINT-it
ShBA-ja, MB-ja, Franca, Gjermania dhe Italia e kanë kushtëzuar – siç thuhet edhe në Marrëveshjen e Ohrit – rrugëtimin evropian të Kosovës me zbatimin e atij teksti.
Për më tepër, në tetor të vitit 2023 kanë dorëzuar një draft-Statut të Asociacionit, që fillimisht kryeministri (tash në mandat teknik) Albin Kurti, e kishte pranuar dhe vlerësuar si plotësisht në përputhje me germën dhe frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Kosova qe kushtëzuar pastaj në anëtarësimin në Këshill të Evropës me miratimin e atij teksti, ç’gjë Albin Kurti e kishte refuzuar, dhe si rrjedhojë Kosova mbeti jashtë agjendës së mbledhjes të Këshillit të Ministrave të KiE-së për të proceduar me anëtarësimin e Kosovës në KiE.