Qeveria e Suedisë ka njoftuar planet për të forcuar ligjet e saj për armët, disa ditë pas të shtënave masive që ndodhën në Orebro.
Siç shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv, personi i armatosur, i cili vrau 10 njerëz dhe veten në një qendër arsimore për të rritur në Orebro të martën, kishte katër pushkë në pronësi të ligjshme – tre prej të cilave u gjetën në shkollë.
Koalicioni suedez i qendrës së djathtë tha se do të kërkonte të rrisë verifikimin për licencat e armëve dhe të kufizojë aksesin në armët gjysmë automatike.
Kryeministri Ulf Kristersson, në një vizitë në Letoni, u tha gazetarëve: “Ne duhet të sigurojmë që vetëm njerëzit e duhur të kenë armë në Suedi”.
Sipas ligjeve aktuale suedeze të armëve, kushdo mbi 18 vjeç që nuk ka precedentë penalë mund të aplikojë për një leje për një pushkë gjahu, pistoletë ose pushkë gjysmë automatike.