Shpërthen frustrimi i qytetarëve ndaj VV-së: “Turpi ju mbuloftë, përdoret xhaminë për vota”

LAJME
Shpërthen frustrimi i qytetarëve ndaj VV-së: “Turpi ju mbuloftë, përdoret xhaminë për vota”
Demokracia
12:03 | 07 Shkurt 2025

SHARE:

 

 

Mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tubim elektoral në xhaminë e fshatit Majac të Podujevës

Për më tepër, në publikimin e këtij aktiviteti, asaj iu referuan si odë.

Kjo ka nxitur reagimin e llapjanëve, të cilët e kanë cilësuar si fyerje të madhe ndaj fesë, shfrytëzimin e faltores për interesa partiake, raporton klankosova.

Disa nga reagimet qytetare për shfrytëzimin e xhamisë së Majacit, nga ana e VV-së, për vota
“Në Majac në odën e fshatit u mbajt tubimi i Lëvizjes”, shkruhet në postimin e LVV-së, teksa vërehet që vendi ku hoxha e mban “hytben” është mbuluar me najllon të zi.
Komentuesit e frustruar e kanë mbuluar postimin e LVV-së me revoltë, të indinjuar fuqishëm nga ky shfrytëzim i xhamisë për fushatë elektorale.
Disa nga reagimet qytetare për shfrytëzimin e xhamisë së Majacit, nga ana e VV-së, për vota

Për më tepër, në tepihun e xhamisë ku besimtarët kryejnë ritet fetare, madje gjatë faljes së namazit e vendosin edhe kokën në të, aktivistët e LVV-së kanë hyrë me këpucë, duke e sjellur baltën e jashtme, brenda xhamisë.