Shpërdori pasurinë e huaj, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi kërkohet , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, e cila ka ndodhe me 10.08.2024 në rrugën “Ismajl Kryeziur” në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti