Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të mërkurën se do të ishte “shumë për keqardhje” nëse Rusia refuzon një propozim 30-ditor të armëpushimit të mbështetur nga Uashingtoni në luftën e saj me Ukrainën.
“Ne do të shohim se cila është përgjigja e tyre”, iu tha Rubio gazetarëve në Irlandë.
“Nëse përgjigja e tyre është po, atëherë ne e dimë se kemi bërë përparim të vërtetë dhe ka një shans real për paqe. Nëse përgjigja e tyre është jo, do të ishte shumë për të ardhur keq dhe do t’i bënte të qarta qëllimet e tyre,” tha ai.
Ai gjithashtu i kërkoi Rusisë t’i japë fund të gjitha armiqësive.
Komentet e Rubios erdhën pasi administrata Trump hoqi pezullimin e ndihmës ushtarake dhe shkëmbimit të inteligjencës për Ukrainën dhe Kievi sinjalizoi se ishte i hapur për armëpushim në luftën me Rusinë, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi i administratës Trump shënoi një ndryshim të mprehtë nga vetëm një javë më parë, kur vendosi pezullimin në një përpjekje të dukshme për të shtyrë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hyjë në bisedime për t’i dhënë fund luftës me forcat pushtuese ruse.