Vetëm pak ore pas masakrës shkoi ne vend të ngjarjes.
E pa ngurruar, asaj që pa në Reçak, ia pati dhënë epitetin e “krimit kundër njerëzimit”.
Para botës ish-diplomati amerikan William Walker pasqyroi krimet më çnjerëzore të kryer nga forcat e kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit, ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.
Por, 26 vjet më vonë, në një bashkëbisedim me qytetarët e vendit të çliruar, po e kujton se vet organizata për të cilën punoi në atë kohë, nuk e mori fort seriozisht gjithë angazhimin e tij, që nxiti edhe ndërhyrjen e NATO-s.
Para këtij publiku, Walker përmendi edhe një kritikë që e kishte marrë nga kreu i kishës katolike. Ky i fundit, ia kishte rikujtuar vrasjen e 6 priftërinjve, në kohën sa ky ishte ambasador në një vend të Amerikës qendrore më 1989.