Rexhaj: “Me bereta të kuqe janë kryer krime në Kosovë”

Dhuro një kapelë të kuqe, për një mike, grua, zonjë, ishte thirrja e Dejona Mihalit. Por, a dëshiron Mihali ta çojë Kosovën drejt komunizmit dhe çfarë simbolizon kjo kapelë?

Sipas opinionistit Sali Rexhaj, kjo kapelë e kuqe nuk është thjesht një element i padëmshëm i modës.

Ai lidh ngjyrën e kuqe me simbole të errëta të së kaluarës, duke përmendur beretat e kuqe të ushtrisë së Arkanit, të cilat kanë qenë të njohura për krimet e luftës në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci, njofton Klankosova.tv.

Rexhaj theksoi se është e rëndë për Kosovën që, në kohën kur Mihali promovon kapelat e kuqe, aktivistët që mbajnë këto bereta shfaqin gjithashtu simbolin e “tre gishtave”,- simbolin e paramilitarëve dhe çetnikëve serbë.

Kjo, sipas tij, mund të jetë pjesë e një strategjie të organizuar për të nxitur mesazhe të caktuara politike që nuk janë të rastësishme.

“Përpos Ushtrisë së Arkanit, unë nuk njoh ndonjë ushtri tjetër që ka mbajtur bereta të kuqe, dhe është e rëndë për ne, sepse me ato bereta të kuqe janë kryer krime të luftës në Kosovë, dhe janë kryer më herët në Bosnjë dhe Kroaci”.

Kjo nuk do të ishte krejt e rastësishme po të mos ishin ngritur tre gishtat në Skenderaj, dhe kjo është një mënyrë e organizuar”.

Nuk është e rastësishme që në të njëjtën kohë që ajo i promovon beretat e kuqe, aktivistët me numër të madh mbajnë bereta të kuqe, dhe në të njëjtën kohë ngrejnë edhe tre gishta”, deklaroi Rexhaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.