
SHARE:
Sot shënohet 27 vjetori i betejës së UÇK në Gllogjan, e njohur si “Epopeja e Dukagjinit”. Më 24 mars 1998, forcat serbe rrethuan Gllogjanin, duke zhvilluar një betejë frontale me UÇK-në, ku cak ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë ditë familja Haradinaj hapë dyert për të mirëpritur mysafirënë kullën e Gllogjanit. E sot pritën për herë të parë presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, shkruan Periskopi.
A është kjo një tentativë për fushatë e Osmanit para zgjedhjeve për postin e presidentes?
Ani pse presidentja Osmani përmes postimeve në rrjetin social në facebook ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit, ajo sot ka shkuar për herë të parë si presidente në kullën e Haradinajve.
Shih: Presidentja në vitin 2023 shkruajti-Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit
Presidentja në vitin 2024 shkruajti: Epopeja e Dukagjinit është një nga kapitujt më heroik të luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Osmani fillimisht bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan dhe më pas qëndroi në kullë, ku u prit nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
Kujtojmë se ditë më parë presidentja Osmani është pytur nëse do ta synojë edhe një mandatë këtë pozitë, ajo nuk e pohoi e as mohoi një gjë të tillë:
“Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar duke pasur parasysh vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulime se ku do të jem unë, por vetëm ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuoj, do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tash”, kishte dekalruar Osmani. Periskopi/