Gjendet fëmija që u raportua i humbur në Fushë Kosovë

Fëmija që u raportua i humbur në Fushë Kosovë, është kthyer në krahët e prindërve të tij.

Këtë për Klanin e konfirmoi Policia e Kosovës.

“Fëmija që u raportua i zhdukur është gjetur dhe është kthyer tek prindi”, thonë nga policia.