Ledjona Xheladinaj ishte banorja që u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother, rreth dy javë pasi ishte në mesin e 3 lojtarëve më të preferuar brenda shtëpisë.
Teksa mbeti me Ilnisën ‘kokë më kokë’, Ledjona la në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.Ledjona kishte një biletë kthimi por e pafat, e teksa u pyet në studio se cilin prej banorëve e sheh si fitues, ajo u shpreh ‘Egla’.
Kjo përgjigje e saj ishte disi surprizuese, për shkak se brenda shtëpisë Ledjona shihej si një person shumë i afërt me Julin, por edhe me Erjolën, megjithatë sipas saj këtë vit spektakli duhet të fitohet nga një vajzë.
KLIKO KETU PER FOTO