Një burrë në Prishtinë dyshohet se e ka fyer dhe ka ushtruar dhunë psiqike ndaj një gruaje.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rastin është nën hetime, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka fyer dhe i ka shkaktuar dhunë psiqike ankueses femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.