Mot stabil ditëve të ardhshme, mëngjes me ngrica – Ditën kryesisht me diell

Mendimi për motin – 6.02.2025

Kryesisht me diell parashihet moti edhe përgjatë ditës së premtë. Orëve të mëngjesit ultësirave paraqiten kushte për mjegull. Gjatë ditës kalojnë vransira, por pa mundësi për të reshura. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -3C, e ato maksimale ditën arrinë vlera prej 4C deri 9C.

Mot stabil mbetet përgjatë fundjave, kryesisht me diell. Të shtunën kalojnë vransira, kryesisht të shtresave të larta. Edhe në fillim të javës së ardhshme, pa ndonjë ndryshim, kryesisht me diell, me vransira kalimtare herë pas here, por pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit ultësirave ekzistojnë mundësi të formimit të mjegullës mëngjesore. Minimalet zbresin deri në -7C e -4C, e ato maksimale gjatë ditës luhaten ndërmjet 4C e 8C.