Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku u shqiptuan në Gjilan javën që lamë pas

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 31.01.2025 – 06.02.2025 ka shqiptuar 1 mijë e 581 gjoba trafiku.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë edhe këto aktivitete:

 Hetim i 10 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

 Hetim i 6 aksidenteve të trafikut me të lënduar,

 Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 28 ngasës.

“Parkimi i paligjshëm në trotuare jo vetëm që pengon lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por edhe i detyron ata të dalin në rrugë, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të aksidenteve. Kjo sjellje është e papranueshme dhe e sanksionueshme sipas ligjeve në fuqi”, thuhet tuje në kumtesën për media të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.