Projekti i ndërtimit dhe renovimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të udhëhequr nga Elbert Krasniqi, i kushtoi 10 milionë euro nga buxheti i Kosovës.
Listat e përfituesve të këtij granti u vërshuan nga emrat e familjarëve të zyrtarëve e anëtarëve të IRDK-së, partisë së ministrit, raporton Kiks Kosova.
Fati i këtij projekti u parashikua qysh kur u anulua pa asnjë njoftim a arsyetim thirrja e 3 majit të 2023-ës.
Nga e njëjta ministri dikush përfitoi grant për shtëpinë e dytë, e disa të tjerë vuajnë në mjerim.
Derisa në listat e përfituesve për ndërtim e renovim të shtëpive pati familjarë të zyrtarëve të ministrisë, e anëtarë të IRDK-së, partisë së ministrit Elbert Krasniqi, mbi 200 pjesëtarë të komuniteteve joshumicë mezi po mbijetojnë në Plemetin të Obiliqit, raporton KIKS Kosova.