Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Drenasi, siç e quajti ai, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, edhe një herë e dëshmoi veten.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se me Bedri Hamzën kryeministër, pas 9 shkurtit ma mirë do të jetë për të gjithë.
“Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, edhe një herë e dëshmoi veten: Fuqishëm! Të bashkuar! Të gatshëm për fitore! Faleminderit nga zemra. Me Bedri Hamzën Kryeministër pas 9 shkurtit, Ma Mirë do të jetë për të gjithë”, shkroi tutje Krasniqi.