Një ngjarje tragjike që ndodhi në Zvicër më 18 dhjetor 2022, mori epilog në Gjykatën e Qarkut në Nyon.
Një mur që ndante pronat e dy kushërinjve në Kosovë, thuhet se u bë ‘mollë sherri’.
Një 28 vjeçar u vra para më shumë se dy vjetësh, nga kushëriri i babait të tij.
Viktima kishte shkuar për ta takuar të pandehurin në Zvicër, konkretisht në Bière VD, por që përfundoi tragjikisht.
E pas një debati të ashpër mes tyre, 57-vjeçari nxori një thikë të ushtrisë zvicerane dhe e goditi të riun, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Seanca gjyqësore lidhur me këtë rast, është mbajtur të martën e 4 shkurtit.
Por, i pandehuri kishte deklaruar se nuk i kujtohet më ngjarja e mbrëmjes kur ndodhi krimi.
Ai pretendoi, se ishte duke u mbrojtur nga kushëriri i tij, tanimë i ndjerë.
Motivet e këtij akti janë ende të paqarta.
E procesi gjyqësori kishte hasur edhe në disa barriera, sidomos ato gjuhësore dhe heshtjes së disa dëshmitarëve, raportojnë mediat zvicerane transmeton Klankosova.tv
Ajo se çka dihet deri më tani arsyet e konfliktit janë për arsye pronësore, konkretisht një muri i cili ndante pronat e të pandehurit dhe viktimës.
I pandehuri ishte ngjitur sipër murit për të prerë hardhitë e tij.
Kushëriri i tij, babai i të ndjerit dhe pronar i murit, i kishte kërkuar të zbriste, gjë që çoi në një grindje fizike të vogël.
Mirëpo, ky konflikt u shndërrua në tragjedi dhe kjo situatë u bart edhe në Zvicër.
Në gjykatë, nëna dhe miqtë e të ndjerit e përshkruan atë si “personin më të mirë që ka pasur ndonjëherë”.
Megjithatë, policia ka prova që tregojnë se i ndjeri kishte një histori problematike, duke përfshirë një denoncim për kërcënim me vdekje.
Sipas familjes së të ndjerit, motivi i vrasjes ka qenë një hakmarrje e planifikuar nga 57 vjeçari.
Ata theksuan se thika e ushtrisë zvicerane, e përdorur për vrasje, nuk ishte e njohur në mjedisin e të pandehurit.
Prokurorja Annick Tavares, kërkon një dënim prej 7 vjetësh burgim dhe dëbim nga Zvicra për të pandehurin.
Vendimi pritet të merret sot (ditë e enjte), duke i dhënë fund një rastit tejet kompleks.