Dy burra janë arrestuar në Graçanicë, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshje të mëparshme kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teskaa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.