Nasim Haradinaj ka thënë që Gjykata e Hagës duhet të monitorohet dhe madje t’i raportojë Parlamentit të Kosovës.
“Ka pasë mundësi me u zhba atë natë kur s’ka votu Vetëvendosja. Vetëvendosje, LDK, krejt komplet që e prishën atë natë. Kur thanë natë e zezë, thikë mas shpime, lamë që u pat ba atëherë”, ka thënë Haradinaj në DPT Te Fidani.
“Tash duhet Gjykata me u monitoru”.
“Pjesa e themelimit ka qenë për transplant organesh. Kadal. Këta ndërrun masi që e çuan në Kushtetutë, e ndërruan kahjen. A di çka o kryesorja? Asnjë akuzë nuk është për transplant organesh”.
“Ky parlament ka mundësi me e amandamentu ligje, ka mundësi me dhanë afat. Ka mundësi me ba kërkesa. Ka mundësi, ma të voglën, me i thanë Trëndafilovës, kryetares së Dhomave, eja raporto në parlament. A ka ardhë najher? Jo.”