Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në kryeqytet.
Lajmin për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti.
Më tej, Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.