Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përmes zbatimit të masave të fshehta ka ndaluar personin me inicialet M.M. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’.
Në kumtesën për media theksohet se ekziston dyshimi se i njëjti me qëllim të përfitimit material, duke ushtruar profesionin e taksistit, ua ka mundësuar vajzave të moshave të ndryshme që të merren me prostitucion, duke i aranzhuar takime me persona të ndryshëm për shërbime seksuale në këmbim të të hollave, ashtu që nga Prishtina i ka sjellë në Gjilan dy vajza të moshës 22 dhe 23 vjeçe, dhe për shërbimet seksuale për të njëjtat i ka marrë të hollat në shumë prej 520 euro, në bazë të masës së fshehtë të simulimit të rastit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.