Fushë Kosovë: Ngacmoi seksualisht të miturën, rrahet nga babai i saj

Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar të hënën një person pasi dyshohet se e ka ngacmuar një vajzë të mitur.

Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari me pas është sulmuar fizikisht nga babai i të miturës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit u dërguan në mbajtje.