Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar sot me kryenegociatorët nga Prishtina dhe Beogradi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Kam biseduar ndaras me dy kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Serbisë, Petar Petkoviq”, thuhet në njoftimin në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun në platformën “X”.

Sorensen theksoi se i vlerëson bisedat produktive dhe ka mirëpritur ftesat që ka marrë nga kryenegociatorët për të vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë.