Shefi i LVV-së dhe i Qeverisë, Albin Kurti, për drejtësinë e munguar në rastin e Astrit Deharit, foli tepër rrallë.
Për të ndjerin, pos në përvjetorin e 8 të vdekjes, nuk foli kush për të, përkundër se fushata zgjedhore është drejt fundit, e dita e zgjedhjeve po afron, raporton Klan Kosova.
Krejt kjo ndryshe nga e kaluara kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë.
Përgjatë asaj kohe, ka qenë partia që qeverisë me vendin tash e 4 vjet, që nuk lëshoi rast pa e përdorur ndodhinë e 5 nëntorit të vitit 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren, sa në rrugë e sa brenda institucioneve.
Por, kur Vetëvendosje erdhi në pushtet, njërit prej institucioneve që e udhëheq politikisht, iu zhduken mostrat e ish bashkë-aktivistit të vet.
Për këtë që i ndodhi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu suspendoi katër zyrtar të IML-së, ndërsa prokuroria nisi hetimet.
Tek kah fundi i marsit i vitit të kaluar u raportua se një pjesë e mostrave u gjetën në frigoriferin që nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë. /Klankosova.tv