Deputetët e AAK-së pa grup paralamentar? Qysh ia sheh ‘sherrin’ AAK-ja Nismës, nëse nesër shkojnë me Kurtin?

Çka thotë rregullorja e Kuvendit të Kosovës

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, me anë të së cilës punohet aty

Kur numri i deputetëve të një grupi parlamentar bie nën numrin e paraparë në paragrafin 2 të këtij neni (e që është gjashtë), grupi pushon së ekzistuari dhe i humb të gjitha të drejtat e përcaktuara me këtë rregullore dhe akte të tjera të Kuvendit. – thuhet aty.

T’ia nisim nga dekarimet në Kuvend.

Koha për deklarimet e deputetëve zhvillohet pas miratimit të procesverbalit. Deputeti mund të bëjë deklarim për çështje të ndryshme. Deputeti mund të deklarohet deri në tre (3) minuta, ndërsa kur deklarohet në emër të grupit parlamentar deri në pesë (5) minuta.” Pra deri në pesë minuta në emër të grupit paralamentar.

Kur s’ke grup?

“Deputetët pa grup parlamentar mund ta shfrytëzojnë të drejtën e fjalës, deri në tre (3) minuta.”

Tjetra, Grupi parlamentar përfaqësohet në të gjitha komisionet parlamentare sipas numrit të deputetëve që kanë.

Tjetra… ka shumë!

Pothuajse secila iniciativë në Kuvend, lidhet me numrin gjashtë (6), në kuptimin e një grupacioni parlamentar që përfaqësojnë së bashku të njejtën gjë, dhe rrjedhimisht kanë të drejta e qasje në krejt proceset.

AAK s’përmbahet më ndaj Nismës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha, artikuluan haptazi zhgënjimin e tyre lidhur me zhvillimet paszgjedhore të 9 shkurtit, duke e shprehur qartazi – pa ekuivok – pakënaqësinë e thellë ndaj drejtimit që ka marrë partneri i tyre i koalicionit.

Gjatë një prononcimi për media, Haradinaj tha nuk kanë pasur asnjë kontakt me kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn, që nga intervista e bujshme e këtij të fundit, ku ai nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re.

Ai i faturoi fajin pikërisht Limajt për dështimin e deritanishëm të opozitës për krijimin e një shumice nga opozita duke thënë se “pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë”.

“Nuk kam komunikim nga intervista e fundit e famshme e Limajt. Ka qenë shumë i vështirë krijimi i shumicës nga opozita, pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë. Ka qenë i parakohshem.” – tha Haradinaj.

Ndarja, nëse partia e Limajt voton për Kurtin, sipas Haradinajt do të ishte “e turpshme”, duke argumentuar se vota në zgjedhjet e 9 shkurtit është kërkuar “për ndryshim”.

“Nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ata ndahen nga ne. Por është një ndarje e turpshme, pasi kemi kërkuar vota për ndryshim dhe sjellja e tyre, veprimi i tyre është mjaft i turpshëm.” – tha kreu i AAK-së.

Keqardhje për drejtimin e zgjedhur nga Nisma, shprehu edhe deputeti i kësaj partie, Bekë berisha, i cili tha se kishte “besuar fuqishëm” në koalicionin me këtëparti dhe mundësinë e ndërtimit të një fronti të përbashkët opozitar.

“Sa i përket qeverisë nga opozita, ne i kemi qëndrimet tona të qarta. Për Nismën… s’kam biseduar me ta, sepse është dikush tjetër që i udhëheq ato bisedime. Kam besuar në koalicionin me Nismën dhe në fjalët që kemi thënë – se do të ndërtojmë një qeverisje të opozitës dhe do ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Kam besuar fuqishëm. Ndoshta është thyer besa, por të shohim njëherë.”, tha ai, raporton KosovaPress.