Pas javësh tensionesh dhe distancimi, duket se ish-çifti Jozi dhe Loredana kanë filluar të ndreqin raportet e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Gjatë ditës së enjte, dyshja u panë duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë, një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe ndjekësit e programit.
Ndërkohë, të nesërmen, Loredana e pyeti Jozin: “Çfarë të bëri të ndryshosh mendjen?”
Jozi iu përgjigj sinqerisht: “Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë”.