
Lajme

Pas anglishtes, shqipja gjuha e huaj më e folur në Zvicër
Sot janë publikuar statistikat e fundit për gjuhët e huaja të folura në Zvicër. Sipas një sondazhi të ri të Entit Federal të Statistikave, në shifra absolute për herë të parë gjuha shqipe është me folura në Zvicër, pas gjuhës angleze. Për vite të tëra, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër…

“Mos fol palidhje” – “Lidhje s’ki çka flet” Agim Veliu ia ndërpret ashpër fjalimin deputetit të VV-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, kanë pasur një përplasje të ashpër në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal. Kjo gjatë raportimit të Komisionit të Pavarur për Media lidhur me kanalet e Premier Ligës dhe letrës që mori kryetari i Komisionit, Valon…

Ky është i riu nga Istogu që humbi jetën në aksidentin në Gjakovë
jë aksident trafiku ka ndodhur mbëmjen e së dielës në Skivjan të Gjakovës. I riu që humbi jetën në të është Besim Demaj, 25-vjeçar, nga Dobrusha e Istogut. Lajmin për Gazeta10 e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë. “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka…

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, një i vdekur dhe dy të lënduar
Një person ka humbur jetën pasi s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident të ndodhur në Skivjan të Gjakovës mbrëmjen e së dielës. Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai ka shtuar se nga aksidenti kanë ngelur të lënduar edhe…

Rënie temperaturash dhe shi- Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar se si do të jetë moti në pesë ditën në vazhdim. Sipas njoftimit të tyre, të martën do të ketë rënie temperaturash dhe shi. Ndërkaq, nga e mërkura ditët pritet të jenë me më shumë diell. Moti për pesë ditët e ardhshme: 18.03 – Mot i butë. Paradite intervale me diell….

U pushua nga puna veç pse po agjeronte, mobileria që po bën diskriminime të pazakonshme
Nuk janë të pakta diskriminimet që u bëhen punëtorëve në vendet e tyre të punës. Së fundmi, me diskriminim është përballur edhe një punëtore nga Suhareka, e cila tash e disa vjet punonte në një mobileri të qytetit. Në një intervistë për Indeksonline, ish-punëtorja e mobilerisë ka deklaruar se vetëm për shkak se ka qenë…

Pamjet nga aksidenti tragjik me katër viktima në Tepelenë, si ndodhi përplasja
Tre automjete janë përfshirë në një aksident në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku raportohet se kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë disa shtetas. Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht. Disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave…

Ndodh edhe kjo në Gjakovë, në pikë të ditës prehet pisha
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët në vend bëjnë veprime që bien ndeshë me ligjin, duke e dëmtuar edhe mjedisin, sikur janë hedhja e mbeturinave, zjarret, por nuk përjashtohet edhe prerja e qëllimshme e drunjëve, shkruan Gazeta Sinjali. E një rast i prerjes së drunjëve ka ndodhur në Gjakovë, ku nga pamjet shihet se…

Vdesin burrë e grua në Rahovec, këto janë dyshimet e para
Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec. Policia njofton se nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë…

Aksident në Itali, humbin jetën dy shqiptarë, një tjetër në gjendje të rëndë
Aksident në Itali, humbin jetën dy shqiptarë, një tjetër në gjendje të rëndë Kardiologët: Shumë yndyrë në bark? Bëjeni këtë para gjumit! SLIM FIT Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Itali, në zonën mes Colleferro dhe Anagni, ku pas aksidentimit me makinë, dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur,…