Buzhala: Administrata Trump nuk lëshon pe – djali i tij e ka zgjedhur edhe zëvendëspresidentin

Gazetari Berat Buzhala, ka thënë se djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili e shpërndau postimin e emisarit special për misione të veçanta, Richard Grenell, ka fuqi të madhe tek babai i tij.

Buzhala tha se Donald Trump Junior ka vendosur, përveç tjerash edhe për zgjedhjen e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance.

“Kushdo që mendon se këta do të zmbrapsen dhe ky “karllushani” ynë do t’i “zbyth” këta, aty veç puna e mbarë iu themi të dielën, votat le t’i japin dhe le të shtyhen me këta”.

“As nuk kanë lëshuar pe herën e parë e as nuk do të lëshojnë pe herën e dytë. Krejt çka mund të themi është ‘paçi fat’ dhe ndoshta është rasti i parë me ne kur lëshojnë pe kjo administratë”, tha Buzhala në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Buzhala tha që të mos habitet kurrkush që një javë pas zgjedhjeve, kur të caktohet kryeministri i ri i vendit, që nuk ta lexojnë një ‘tweet’ prej djalit të Trumpit që ka me thënë “këtë punën me Kosovën po e mbyllim kështu sepse atje është zgjedhur një komunist dhe ne nuk duam të bashkëpunojmë me të”.