![Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi](https://prishtina01.com/wp-content/uploads/2024/12/Komisioni-Ekonomi-1-400x250.jpg)
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej Projektligji për inspektoratin qendror të mbikëqyrjes se tregut. Gjithashtu në rend dite ishte edhe vendimi i presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.