Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua të enjten në Prishtinë pasi dyshohet se me forcë ia ka grabitur një gruaje një qafore ari.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarës A.M., është bërë në orën 17:30 në rrugën “UÇK”.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot nga njësite policore të stacionit Qendra, është arrestuar një e dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë sot rreth orës 17:30, në rrugën ‘UÇK’, në Prishtinë, ku e dyshuara A.M (femër), me forcë viktimës (femër) i ka grabitur një zinxhirë ari nga qafa. Pas përfundimit të veprimeve procedurale me vendim prokurorit të shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.