Një grua është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë, pasi dyshohet se me forcë i ka grabitur nga qafa një gruaje tjetër një një zinxhirë ari.
Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rreth orës 17:30.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, me vendim prokurorit të shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Klankosova.tv