Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos – synon ta sulmojë sonte

Carlo Ancelotti ka folur për përgatitjen e Real Madridit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Atleticon këtë mbrëmje.

Trajneri italian ka zbuluar pikën e dobët të rivalit lokal dhe këtë mbrëmje (12 mars) synon t’i sulmojë aty.

“Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë në ndeshje, preferoj të fokusohem te skuadra ime”, deklaroi Ancelotti kur u pyet për pikëpamjet e tij për kundërshtarin.

“Duhet të mendojmë se si të sulmojmë bllokun e ulët, si të thyejmë presionin dhe të nisim një kundërsulm”.

“Atletico mund të luajë në shumë mënyra të ndryshme: në mbrojtje, në sulm, në kundërvënie… Dhe Real Madridi mund të bëjë të njëjtën gjë”, ka shtuar më tej strategu italian.

Cilado nga skuadrat që kalon tutje, do të përballet me Arsenalin, që tashmë ka krye punë me PSV-në nga ndeshja e parë, duke fituar 7-1.