Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi i është kundërpërgjigjur postimi propagandues e skandaloz të kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Adnan Rrustemi.
Në postimin e tij, Rrustemi sulmoi Kelmendin për një raportim që e kishte bërë në kohën e Marrëveshjes së Uashingtonit, shkruan Demokracia.com
Por, Kelmendi nuk ka qëndruar indiferent ndaj postimit të Rrustemit, ku në reagim e ka quajtur “analfabetë” e “budalla”.
REAGIMI I PLOTË I ADRIATIK KELMENDIT:
A po e shihni, bre, çfarë budallëve iu keni dhënë pushtet, o njerëz? 😊 Ky tipi është nënkryetar i Grupit të Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përndryshe analfabet, me shkrime që ia shkruan D. Mihali, person i njohur për prokurorinë.
Paramendoje, ky tipi aq naiv është sa që nuk e dallon kur një gazetar transmeton fjalët e dikujt, e kur i thotë fjalët e veta.
Kjo i bjen si kur një gazetar raporton se Albin Kurti do ta bëjë bashkimin kombëtar, t’i hapë 140 qerdhe, të ndërtojë 4 mijë banesa për çifte të reja, të shkohet dhe t’i kërkohet llogari gazetarit dhe jo Albinit.
Por, ndoshta ky edhe e di këtë, por në panikun e përgjithshëm të tkurrjes së pandalshme dhe mosaftësisë së fshehjes së dështimit, i duhet ta bëjë veten krejt budallë, që t’i ushqejë militantët.
Plus, këtë status e ka më shumë kundër SHBA-së, se sa kundër meje.
Është koha që budallëve me iu tregu’ që janë veç – budallë! 😀