Aeroplani përplaset me automjete në Sao Paulo, raportohet për dy të vdekur

Një aeroplan i vogël u përplas me automjete në rrugën e ngarkuar Marques de Sao Vicente në Sao Paulo të premten, raportoi Al Arabiya duke cituar departamentin lokal të zjarrfikësve.

Siç raportojnë mediat, të paktën dy persona kanë humbur jetën në aksident, transmeton Klankosova.tv.