Në te njëjtën kohë, ose përafërsisht në të njëjtën kohë, që Serbia e likudoi Faton Hajrizin, presidenti i Serbise, Aleksandër Vuçiq, e arriti me kancelarin Scholz një marrëveshje historike për nga rëndësia dhe masive për nga shifrat. Po flasim për miliarda euro dhe për një produkt kritikisht të rëndesishëm për teknologjinë, siç është lithiumi, që përdoret për bateri.
Në Kosovë u përqyrravëm për të dy këto zhvillime. E para qysh Serbia e vrau një qytetar të Kosovës, e dyta qysh Gjermania nuk po e sheh që po e trimëron Serbinë, i cili shtet, sipas udheheqësve të institucioneve tona po pergatitet ta sulmojë Kosoven, kurse Perëndimi po e toleron.
Çka me thanë njeri?
Na e kemi refuzu Gjermaninë, kur ka dashtë me investu në Obiliq në termocentrale, e kemi refuzu Gjermaninë, kur një kompani gjermane ka dashtë me e ble Valën. Të dyja këto resurse sot nuk t’i blen kush, as nëse ia fale. Kurse tash na pengon edhe Serbia edhe Gjermania kur bëjnë marrëveshje. Lithiumi i sotshëm është thëngjilli i djeshëm, përveç se thengjillit i ka ikë koha.
Klasa që sot osht në pushtet ka pasë tjera ide për ekonominë. Ka deshtë me e zhvillu ekonominë e Kosovës me forca vetanake. Ka dashtë që Valën me e rujtë si kompani publike, kurse ka dashtë gjithashtu që qeveria e Kosovës me investu në Termocentrale, sepse thojshin fitojmë ma shumë.
A po ju doket që sendet po shkojnë në atë drejtim?
Tash kur na ia falim dreqit resurset dhe mundesitë ekonomike, kërkojmë prej Gjermanisë që me bo kompromise, tuj e injoru lithiumin në Serbi, për kinse disa parime demokratike.
Arabise Saudite, për shkak te naftës, krejt Perëndimi ia ka injoru mungesën e demokracisë, e gjithashtu i ka mshelë sytë perballe krimeve monstruoze në Jemen.
Në anen tjetër na vazhdojmë me u orientu strategjikisht sipas vizionit te Rabit Konjufces dhe Besnik Bislimit. I pari tha qe tash Faton Hajrizi kthehet nga Serbia me Radojcicin në xhep dhe pa therrë në kamë, kurse i dyti gati u gëzu qe Serbia e ka vra një qytetar te Kosovës, sepse tha ai kriminel osht edhe për Kosovën. Njani osht keshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, tjetri zëvendëskryeministër.
Përndryshe Besnik Bislimi, sipas mendimit tem, osht ma kriminel se sa Faton Hajrizi, perveç se krimet e Fatonit janë të lokalizume, kurse te Besnikut me pasoja shumë ma te mëdha.
Veç Besnik Bislimi, kurrkush tjeter, mundet me e shtru pyetjen pse Fatoni iku ka Serbia e jo kah Shqipëria. Pra, edhe qitu ai provon me e gjetë nje justifikim për deshtimin epokal të shtetit tonë, që Fatonin me e mbajtë brenga në burg dhe me e rehabilitu.