Donjeta Sadiku: Bëra realitet një ëndërr me shumë mund e sakrificë

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.

Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turnout botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Pas kësaj arritje historike, Sadiku u shpreh tejet e lumtur.

Ajo tha se “e bëri realitet një ëndërr”.

Sadiku premtoi se do të bëjë më të mirë edhe në Paris, në mënyrë që edhe atje të ketë arsye për të festuar.

Boksierja kosovare në veçanti falënderoi trajneren e saj, Marjola Sallauka, familjen e vet dhe të gjithë ata që e përkrahen.