Ambasada e Kosovës në Londër organizon ceremoni për festimin e 17-vjetorit të pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Londër organizoi një mbrëmje  për të festuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo mbrëmje e veçantë u pasurua me pjesëmarrjen e një numri të madh të trupit diplomatik të akredituara në Londër, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, anëtarë të “House of Lords” dhe “House of Commons”, si dhe diasporës nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.

“Ambasadori Ilir Kapiti mbajti një fjalim para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, lidhjet e forta mes dy vendeve dhe përkushtimin për të avancuar më tej këtë bashkëpunim”.

“Këtë ceremoni festive e bëri edhe më të veçantë performanca e jashtëzakonshme e artistes tonë të mirënjohur Rona Nishliu, e cila me zërin dhe interpretimin e saj magjepsi të gjithë të pranishmit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv