“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Real Madridi ka avantazhin në ndeshjen e fazës ‘play-off’-it të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, pasi fitoi 3-2 në Etihad në ndeshjen e parë të së martës mbrëma. Kjo do të thotë se një barazim në ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme në Santiago Bernabeu do të mjaftonte për të siguruar një vend në fazën e 1/8-tës.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë për Real Madridin, të cilit iu desh të dilte nga disavantazhi në dy raste para se të shënonte golin e fitores në fund të ndeshjes.

Sipas Diario AS, trajneri Carlo Ancelotti ishte shumë i kënaqur dhe krenar për performancën e prodhuar nga skuadra e tij në Etihad Stadium.

“Ndihemi të qetë dhe të lumtur. Ne dolëm mirë në pjesën e parë të kësaj ndeshje. Ne kemi përfituar një avantazh të vogël. Duhet të vazhdojmë kështu në ndeshjen e dytë. Ndeshja shkoi mirë. Mendoj se ishte një lojë e kompletuar në të gjitha aspektet. Të gjithë kanë punuar. Kemi pasur shumë mundësi. Nuk jemi dorëzuar kur ishim në disavantazh. Ishte një lojë shumë e kompletuar”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Mendoj se fitorja është e merituar. Ata përfituan me penallti , por katërshja jonë sulmuese ishte shumë efektive. Ata mund të kishin pasur pak më shumë sukses, por ata kanë gjeneruar shumë me lëvizshmëri dhe cilësi”.

Ancelotti gjithashtu shikoi përpara ndeshjen e dytë të javës së ardhshme në Bernabeu, dhe megjithëse skuadra e tij do të mbrojë epërsinë me një gol në terrenin vendas, ai nuk pret që ndeshja të jetë shumë ndryshe nga përballja e së martës.

“Unë nuk mendoj se shumë do të ndryshojë. Do të jetë një lojë e plotë. Duhet theksuar se jemi mbrojtur mirë, me një bllok kompakt. Kur i kemi bërë sërish presion njëri-tjetrit, na kanë krijuar probleme”, përfundoi italiani.