Kaçaniku me diell, rrugët e lokalet plot – ashtu edhe qendrat e votimit

Qytetarë të shumtë po shfrytëzojnë motin me diell dhe të drejtën e tyre për të votuar në Kaçanik.

Lokalet dhe rrugët e këtij qyteti janë të mbushur me qytetarë, të cilët po hedhin voten e tyre, njofton Klankosova.tv.

Kryesuesi i KKZ-së, Artan Mezraja, pohoi se situata është e menaxhueshme dhe se deri në ora 11:00 ka pasur një numër më të madh të qytetarëve që kanë votuar, rreth 2% më shumë, krahasuar me zgjedhjet paraprake.