Kosova e Rusia, të ndëshkuarat e BE-së

Janë larg njëra-tjetrës, por Kosova e Rusia kanë diçka deri diku të ngjashme: të dyja ndodhen nën sanksione të BE-së, ani se ato janë ekstremisht më të rrepta për Moskën.

Rusia po ndëshkohet rëndë, qe tri vjet për shkak se nisi pushtimin e Ukarinës, raporton Klan Kosova.

Kosova është nën masa qe 20 muaj, pse nuk dëgjoi këshillat evropiane për ta depërshkallëzur situatën në veri të republikës, pas vendosjes së 4 krytarëve shqiptarë në po kaq komuna me shumicë serbe.

Për pasojë, qindra miliona euro, fonde të BE-së, nuk erdhën në Prishtinë.